Futbolli i vajzave në Shqipëri
Futbolli i vajzave dhe rritja e këtij “futbolli të ri” ka qenë dhe mbetet një ndër prioritetet më të mëdha të Federatës Shqiptare të Futbollit. Futbolli i vajzave në Shqipëri ka nisur të zhvillohet në mënyrë të organizuar dhe si një fushë e dedikuar e FSHF në vitin 2009-të kur u zhvillua edhe Kampionati i parë Kombëtar ku Tirana ishte skuadra e parë kampione. Gjatë kësaj kohe, futbolli i vajzave ka arritur të krijojë fizionominë e tij, duke hedhur hapa shumë të rëndësishëm në mënyrën e organizimit, qasjen sociale dhe ndikimit në ndryshimin e mentalitetit të publikut të gjerë për futbollin si një sport që i përket vetëm meshkujve.
FSHF prej një dekade është duke investuar shumë në incentivimin e futbollin e vajzave, masivimin dhe edukimin e burimeve njerzore. Nëpërmjet këtij investimi dhe përkushtimi të madh, futbolli i femrave në Shqipëri ka evoluar jashtëzakonisht shumë. Ekipi Kombëtar i vajzave ka arritur rezultate positive në arenën ndërkombëtare duke parë traditën tonë të vogël ashtu si edhe Vllaznia, kampionia e Shqipërisë, e cila ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve të UEFA Women’s Champions League.
Në nivel kombëtar Federata Shqiptare e Futbollit organizon ccdo sezon futbollistik Kampionatin Kombëtar të Vajzave, Kupën e Shqipërisë, Kampionatin Kombëtar U-16. Këto tre janë kompeticionet që kanë një shtrirje më të madhe në aspektin gjeografik. Gjithashtu zhvillohen edhe kampionate rajonale në Qarqet Sportive të cilat janë nën organizim direkt të Shoqatave Rajonale të Futbollit, ashtu sicc ndodh me Qarkun Sportiv Elbasan. Ne zhvillojmë ccdo vit Kampionatin U-15 për vajza ku marrin pjesë të gjithë ekipet e Qarkut tonë.
Futbolli i vajzave në SHRF Elbasan
Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan ashtu si edhe Federata Shqiptare e Futbollit e ka futbollin e vajzave një ndër prioritetet më të mëdha të punës së saj. Aktualisht në Qarkun Sportiv Elbasan janë 8 skuadra në grupmoshat U-11, U-13 dhe U-15. Gjithashtu në shkollat 9 vjeccare janë krijuar skuadrat e futbollit të vajzave. Ata stërviten dhe garojnë ndërmjet tyre në një kompeticion të organizuar nga SHRF Elbasan. FSHF incentivon mësuesit e edukimit fizik dhe skuadrat të cilave i ofrohet e gjithë baza materiale për stërvitje dhe ndeshje falas.
Në tabelën e mëposhtme, vajzat e interesuara për t’u bërë pjesë e botës magjike të futbollit, do të gjejnë të gjithë informacionet e nevojshme dhe personin e kontaktit:
Emri i ekipit | Qyteti | Mosha e vajzave | Vendi ku stërviten | Trajneri | Kontakti |
Q.E.S Skills | Cërrik | U-11 , U-13 | Kalҫeto Xhelili / Cërrik | Andi Bibo | +355699323608 |
AF Elbasani | Elbasan | U-13 | Kompleksi “Shefqet Lamcja” | Armand Memetaj | +355692060221 |
Sh.F.Pepa | Elbasan | U-13 | Kompleksi Pepa | Irakli Toҫi | +355694418657 |
Elite Sport 17 | Elbasan | U-11 , U-13 | Kalҫeto Julado | Eriol Merxha | +355695363092 |
AFF Elbasan | Elbasan | U-13 , U-15 | Kalҫeto Ajek | Sindi Samarxhiu | +355696550515 |
Si mund të krijosh një ekip vajzash?
Njw ekip pwrfiton bazwn materiale falas (Canta uniforma ime), topa loje dhe 2 milionw lekw pwr shpenzimet e njw ekipi nw lidhje me transportin dhe fushwn stwrvitore.
Kushdo qw wshtw i interesuar tw krijojw njw ekip vajzash dhe shkollash mund tw kontaktojw nw info@shrfe.al ku do tw marrw tw gjithw informacionin e detajuar.