Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan është themeluar në datë 2 shkurt 2018, me vendim numër 5739. Ne jemi anëtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit. SHRF Elbasan, nën mbikëqyrjen e FSHF-së është entiteti i vetëm përgjegjës për të organizuar futbollin në Qarkun Sportiv Elbasan. Ky qark sportiv, është tërësia territoriale që përfshin Bashkitë Elbasan, Cërrik, Belsh, Peqin, Gramsh, Librazhd, Prrenjas dhe Rrogozhinë.
Ne organizojmë garat futbollistike në Qarkun Sportiv, duke filluar nga kampionatet U-7 deri te ato U-19.
Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan ka aktualisht 18 anëtarë, të listuar si më poshtë:
- KF Turbina
- KF Egnatia
- Domozdova
- SH.S. Pepa
- F.K. Elbasani 1913
- KF Sopoti
- KF Shkumbini
- KF Gramshi
- AFF Elbasani
- Akademia Bajrami
- A.F. Dean
- Elbasan Junior
- SH.S FushëMbret
- Skampa Sport
- Q.S.E Skills
- Alar 2018
- Kuqan
- Elite Sport 17
Shoqata Rajonale Elbasan nga krijimi i saj më 2 shkurt 2018 ka pasur në drejtim dy kryetar të zgjedhur nga anëtarësia e saj. I pari kryetar i SHRF Elbasan ishte Ilirjan Hyshmeri, një figurë e njohur sportive e Elbasanit, i cili drejtoi këtë shoqatë për një mandat të plotë 4 vjeҫar. Në Asamblenë e Përgjithshme të datës 20 janar 2022, anëtarësia e Shoqatës Rajonale Elbasan zgjodhi për kryetar Ilirjan Filen, ish lojtarin, trajnerin dhe drejtuesin e shumë klubeve në qarkun e Elbasanit.